Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Morgani prezanton “3 Wheelerin e ri”, të maskuar

Kompania britanike Morgan ka tërhequr nga prodhimi versionin e vjetër të modelit interesant “3 Wheeler”, pasi motori i tij nuk plotësonte standardet evropiane të emetimit të gazrave, por së fundi ka konfirmuar se ky 3-rrotësh do të dalë sërish në skenë.

Sidoqoftë, versioni i ri vjen me motor tjetër. Do të jetë motor i Fordit me tre cilindra, benzinë, i prodhuar për Ford Fiesta, por që në modelin e Morganit do të mund të prodhojë 120-130 kuaj fuqi.

Për njoftim e më shumë për intrigim të publikut, Morgani ka publikuar disa foto të versionit të ri, por të maskuara, pa arritur të kuptohet shumë në shikim të parë. Ajo që vërehet është se pos motorit, do të ketë një dizajn më të rafinuar, rrota të ndryshme e të tjera.

Pritet të ketë peshë rreth 500 kg dhe transmision manual të Mazdas me 5 shpejtësi. \ autoblog

Image