Fordi ka shpalosur versionin më të ri të modelit të famshëm Mustang, në panairin “Detroit Motor Show 2022”, me veturën sport-coupe më të shitur në botë që ruan motorin V8, por vjen me teknologji më të avancuar e stil të ri.
Në dispozicion në versionet coupe dhe kabrio, Mustangu i ri vjen me ndryshime të dukshme në dizajn, si brenda edhe jashtë. Dritat janë më të mprehta, me fenerë më të hollë.
Gjenerata e re e motorit, 5.0-litërsh V8, pritet të vijë me 450 kuajfuqi. Vetura do të jetë në dispozicion me marsh manual me gjashtë shpejtësi ose automatik me dhjetë.
Sipas njoftimit, vetura tërheq me rrotat e pasme.
Detajet tjera të performancës, fuqisë dhe çmimi do të kuptohen kur vetura të dalë në shitje në fund të vitit.
{gallery}