Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Vetura sportive më e shitur në botë

Ford Mustang ishte vetura sportive më e shitur në botë vitin e kaluar, sipas një analize të bazuar në të dhënat e regjistrimit të publikuara nga S&P Global Mobility.

Sipas Motor1, Ford arriti të shesë afërsisht 70 mijë Mustangë në mbarë botën në vitin 2021, megjithëse ky numër nuk përfshin crossoverin tërësisht elektrik Mach-E.

Në përgjithësi, kompania thotë se Shtetet e Bashkuara përbënin 76 për qind të shitjeve totale të Mustang më 2021.

Tregjet me rritjen më të madhe të kërkesës për Mustang ishin Zelanda e Re (54.3 për qind), Brazili (37.3 për qind) dhe Koreja e Jugut (16.6 për qind).

Mustang është vetura sportive më e shitur në botë për shtatë vite me radhë, megjithëse viti 2022 mund të jetë më sfidues për këtë markë.

Gjatë tre muajve të parë të këtij viti, shitjet e Mustang në Shtetet e Bashkuara ranë me 19 për qind, por modeli i Ford gjithsesi ishte vetura më e shitur në vend me 13.986 njësi.

Edhe Fordi tërheq mbi një milion automjete nga tregu, shkak problemi me kamerën e pasme Auto 4 muaj më parë Fordi tërheq mbi një milion automjete nga tregu, shkak problemi me kamerën e pasme

Dodge Challenger ishte i dyti me 11.124 automjete, i ndjekur nga Chevrolet Camaro me 6.710 automjete të shitura.

Ndërkohë, puna për gjeneratën e ardhshme Mustang vazhdon dhe do të jetë gati për vitin 2024.