Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Mercedesi më 11 dhjetor zbulon modelin e ri të GLA-së për të rivalizuar Q2-shin e Audit e X2-shin e BMW-së

Mercedesi do ta zbulojë modelin krejtësisht të ri GLA crossover nëpërmjet një transmetimi ekskluziv online më 11 dhjetor.

Ky model do të rivalizojl direkt Audi Q2 e BMW X2 të ri.

GLA do të mbetet më i vogli dhe më i liri në familjen e SUV-ve të Mercedesit, transmeton Koha.net.

Në fotografitë e rrjedhura të tij, shihet se GLA i ri nuk do të jetë shumë më ndryshe në dizajn se versioni i tanishëm.

{gallery}

Ndryshimi më i madh i këtij modeli do të jetë nën ‘lëkurë’.

Edhe Mercedesi zbulon dizajnin e gjeneratës së re të GLA-së Auto Mercedesi zbulon dizajnin e gjeneratës së re të GLA-së

GLA i ri do të vijë në platformën më të re të Mercedesit, të quajtur MFA2, e cila e bën atë që të ketë më shumë hapësirë në kabinë.

Ai do të ketë vargun e njëjtë të motorëve me A-Classin, që do të thotë se blerësve të tij do t’u ofrohet motori i ri 2.0 litërsh me naftë turbo me katër cilindra në dy opsione, njëri me 148 kuajfuqi e tjetri me 188 kuajfuqi si dhe modeli 1.5 litërsh me naftë që prodhon 114 kuajfuqi.

Edhe modeli 2.0 litërsh me benzinë me katër cilindra turbo që prodhon 221 kuajfuqi do të jetë në dispozicion përderisa varianti super sportiv me 400 kuajfuqi i Mercedes-AMG do të jetë versioni më i fuqishëm që do të ofrohet me GLA.