Pavarësisht rënies së shitjeve globalisht, Daimler ka pasur raporte financiare pozitive për 2019-ën.
Prodhuesi gjerman i veturave do të lansoj disa produkte të reja gjatë këtij viti, e bashkë me ta edhe Mercedes-Benz S-Class krejtësisht i ri në platformën elektrike EQA.
Gjatë publikimit të raportit financiar për 2019-ën, Daimler ka zbuluar se sedani i ri luksoz i Mercedesit do të arrij gjatë këtij viti, transmeton Koha.net.
Mercedes-Benz S-Classi i ri disa herë ka rrjedhur gjatë testimit ndërsa pritet të debutoj gjatë gjysmës së dytë të 2020-ës, me shumë gjasa në panairin e veturave në Paris.
Mercedesi pritet të lansojë edhe SUV-in e saj të parë krejtësisht elektrik gjatë 2020-ës, i cili pritet të jetë GLA EV.
{gallery}