Gjiganti gjerman i veturave premium, Mercedes-Benz, pas shumë raportimeve ka zyrtarizuar modelin e shumëpritur GLE-Class.
Mercedes GLE i ri (me emër të brendshëm W167) është më i gjatë për dallim nga modeli aktual, do të thotë është 4.9 metra i gjatë dhe boshtin e rrotave e ka gati 3 metra (2.95 metra), transmeton Koha.net. Kjo nënkupton se pasagjerët në rreshtin e dytë kanë hapësirë më shumë. Po ashtu, edhe kapaciteti i bagazhit është 825 litra më shumë nga modeli aktual, i cili ka 2,055 litra me ulëset e rreshtit të dytë të palosur ndërsa ulëset e rreshtit të tretë janë si opsion për zgjedhje.
Gjithashtu, duhet theksuar se koeficienti i shkarkimit të gazrave te GLE i ri është 0.29, ndërsa e modelit aktual është 0.33.
{gallery}
Për interierin e këtij GLE të ri janë paraparë dy ekrane digjitale prej 12.3-inç, si dhe sistemi i multimedias MBUX (Mercedes-Benz User Experience) e cila ka aftësi të mësojë falë inteligjencës artificiale. Po ashtu, GLE i ri karakterizohet me sistemin automatik të frenimit dhe sistemin E-Active Body Control (sistemin për kontrollimin e karrocerisë).
Fillimisht, GLE i ri do të shitet vetëm në versionin GLE 450, me motor benzinë 6 cilindrash dhe kapacitet prej 367 kuajfuqi si dhe me sistemin 48-voltësh i cili i shton 22 kuajfuqi këtij versioni, përcjell Koha.net. Më vonë, do të vijnë edhe motorë të tjerë duke përfshirë edhe disa benzinë si dhe disa dizel, të gjitha të kombinuara me marshin automatik 9G-Tronic.
Edhe
Debuton GLA i ri, vjen me inteligjencë artificiale dhe funksion të vetë-larjes
Mercedesi, po ashtu, do të ofrojë edhe versionin plug-in hibrid (i cili vetëm me motorë elektrik do të mund të kalojë deri në 100 kilometra), si dhe versionin AMG me motor V8 e kapacitet prej 640 kuajfuqi.
Shitja e Mercedes GLE të ri në Gjermani pritet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm dhe çmimi i tij do të jetë rreth 55,000 euro për versionin standard.