Prodhuesi gjerman i veturave, Mercedes, ka konfirmuar se premiera botërore e gjeneratës së dytë së Mercedes CLA do të mbahet në panairin ndërkombëtar të elektronikës (CES) në Las Vegas.
Njoftimi i premierës së ardhshme shoqërohet nga një ‘teaser’ që tregon siluetën e kësaj makine, transmeton KP.
Mercedes CLA për vitin 2019 është modeli i gjeneratës së katërt që do të prezantohet në publik. Para tij debutuan klasa e re A dhe B.
Mercedes do të jetë në CES 2019 për të prezantuar edhe EQC elektrike SUV dhe konceptin e Vizionit Urbanetic.
Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës në Las Vegas gjithnjë e më shpesh po u shërben prodhuesve të veturave, dhe përveç të arriturave të fundit të teknologjisë, prezantohen edhe modelet e reja të automjeteve.
-
Debuton zyrtarisht Mercedes CLA i ri, vjen me teknologjitë e fundit
-
Zbulohet Mercedes CLA i ri para debutimit zyrtar
-
Pasnesër do ta mbajë premierën Mercedes CLA i ri, vjen me teknologjitë më të reja
-
Modeli i ri i Mercedesit spiunohet për herën e parë
-
Rrjedhin detajet e gjeneratës së re të Mercedes E-Class All-Terrain