Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lansohet Range Rover Velar SVAutobiography i ri me 542 kuajfuqi

Rang Rover ka lansuar Velarin e ri të edicionit superluksoz e sportiv SVAutobiography.

Këtij SUV-i i janë bërë modifikime në interier, strukturë e motor, transmeton koha.net.

Range Rover Velar SVAutobiography tani ka motorin 5.0 litërsh supercharged V8 dhe vjen me një çmim fillestar prej 98 mijë euro.

Motori i tij, 5.0 litërsh V8 prodhon 542 kuajfuqi. Ai ka marsh me 8 shpejtësi automatike e sistem me të gjitha rrotat aktive.

Velar SVAutobiography shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 4.3 sekonda e atë maksimale prej 274 kilometra në orë.

{gallery}