Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Lamborghini Urus me afër 1 mijë kuajfuqi nga 0 në 100km/orë për vetëm 2.9 sekonda

Kur bije fjala te SUV-ët super të shpejtë, pa dyshim se duhet të përmendet Jeep Grand Cherokee Trackhawk dhe Lamborghini Urus.

Trackhawk ka motorin 6.2 litërsh V8 Hellcat i cili prodhon 707 kuajfuqi (527 kilowatts) ndërsa Urusi ka një motor më të vogël, 4.0L twin-turbo V8 i cili prodhon 650 kuajfuqi (485 kW), transmeton KOHA.

Trackhawk në një garë me Urusin, ka arritur që ta mposht atë, por se ai nuk ka garuar me modelin e modifikuar nga HGP.

Kompania gjermane e modifikimit të veturave, HGP ka përditësuar Urusin, duke e kthyer atë në një SUV super të shpejtë.

Ky Urus i modifikuar ka 947 kuajfuqi ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.9 sekonda e atë maksimale në 340 km/orë.

HGP-s nuk i është dashur që të zëvendësojë turbon e Urusit për të arritur këto shifra.

Edhe Lamborghini Urus në version kabrio Auto Lamborghini Urus në version kabrio

Kjo kompani i ka vënë Urusit çipin e zhvilluar nga vet ata, sistem të ri të ajrimit, tubat e shkarkimit të gazrave nga Akropovic e marshe të riprogramuara dhe me këto modifikime kanë arritur afër 1 mijë kuajfuqi.

Dihet që Urusi është diçka speciale, një super SUV sportiv, por tani ai mund të garojë edhe me super veturat e Ferrarit, Porsches e Aventadorët e Lamborghinit.

{gallery}