Kamionët nuk janë të destinuar për gara të shpejtësisë, por kjo nuk vlen për ata elektrik. Kjo u dëshmua më së miri nga Cybertrucku i Teslas, që zhvilloi një garë shpejtësie me Lamborghini Urus.
Cybertrucku i Teslas më në fund i është dorëzuar klientëve të parë dhe versioni me tre motorë, i quajtur Cyberbeat, zhvilloi një garë me Urusin e Lamborghinit, që është ndër veturat më të shpejta në botë. Gara e shpejtësisë u zhvillua në Texas.
Gara u zhvillua në të njëjtin vend, ku Cybertrucku e kishte mposhtur Hummerin e GMC. Dhe, edhe ndaj Lamborghinit rezultati ishte i njëjtë. Cybertrucku i Teslas fitoi betejën pa problem, pavarësisht se peshon 3.084 kg. Lamborghini Urus peshon 2.199 kg.
Sidoqoftë, Cybertrucku e kompenson peshën më të rëndë me më shumë fuqi pasi tre motorët e tij elektrikë japin 845 kuaj/fuqi, ndërsa Urusi 4.0-litërsh me turbo të dyfishtë V8 zhvillon 650 kuaj/fuqi.
Urusi përshpejton nga 0 në 100 km/h për 3.6 sekonda, ndërsa Cybertruck arrin 100 km/h për 3.2 sekonda. Ky ndryshim u ndje në pistë.
Bisha e Teslas përshkoi 402 metra në 11.2 sekonda, dhe Lamborghini Urus e arriti për 12.3 sekonda.
VIDEO: