Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

RS Q8-shi del të jetë edhe më i shpejtë se sa që deklarohet nga Audia

SUV-i më i shpejtë e më i fuqishëm ndonjëherë, Audi RS Q8 ka dal të jetë edhe më i shpejtë se sa që thuhet.

Marka gjermane thotë se kjo veturë është version më i lirë i Lamborghini Urusit, i cili shpejtësinë nga 0 në 100km/orë e arrin për 3.8 sekonda, por testet në jetën reale kanë zbuluar se RS Q8-shi realisht është më i shpejtë për dy të dhjetat e sekondës.

Ueb faqja automobilistike ‘motor1’ në bashkëpunim me ‘Auditography’ kanë instaluar kamera e teknologji testuese në RS Q8, transmeton Koha.net.

{gallery}

Sipas teknologjisë së tyre, Audi RS Q8 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.58 sekonda, e jo ashtu si deklaron kjo kompani, për 3.6 sekonda.

Edhe Audi RS Q8 debuton me të njëjtën shpejtësi maksimale sikurse Lamborghini Urus Auto Audi RS Q8 debuton me të njëjtën shpejtësi maksimale sikurse Lamborghini Urus

Gjatë testimeve të tyre, ky Audi RS Q8 me 600 kuajfuqi, shpejtësinë nga 0 në 200km/orë e ka arritur për 11.71 sekonda.

Ashtu siç shihet në video, ky RS Q8, i përdorur nga Audia për të fituar titullin e SUV-in më të shpejtë në pistën e Nurburgring, ka një ngjyrë e përditësime speciale nga jashtë.