Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi RS Q8 debuton me të njëjtën shpejtësi maksimale sikurse Lamborghini Urus

Audi Sport vetëm pak muaj pas prezantimit të SQ8, zbulojnë versionin super sportiv RS Q8.

Tashmë i emërtuar ‘mbreti’ SUV më i shpejt i pistës së Nurburgring, pasi ka përfunduar atë më së shpejti, me 7:42.235, ky version RS është SUV-i më i shpejtë e më i fuqishëm i kësaj kompanie në vargun ‘Q’, transmeton Koha.net.

Ashtu sikurse modelet e reja të prezantuara së fundi, RS6 Avant e RS7 Sportback, RS Q8 përdor motorin 4.0 litërsh V8 twin-turbo me benzinë në kombinim me një sistem gjysmë-hibrid që prodhojnë 592 kuajfuqi.

{gallery}

‘Muskuli’ me tetë cilindra bënë që ky SUV shpejtësinë nga 0 në 100km/orë ta arrij për 3.8 sekonda, me vetëm dy të dhjetat e sekondës më ngadalë se Lamborghini Urus.

Edhe RS Q8-shi del të jetë edhe më i shpejtë se sa që deklarohet nga Audia Auto RS Q8-shi del të jetë edhe më i shpejtë se sa që deklarohet nga Audia

Nga 0 në 200km/orë për 13.7 sekonda, e atë maksimale të limituar në mënyrë elektronike në 304 km/orë, ashtu sikurse edhe Lamborghini Urus.

Audi do të lansoj RS Q8-shin fillimisht për shtetet evropiane në çerekun e parë të 2020-ës me një çmim fillestar prej 127 mijë euro.