6’52"01. Kjo është koha me të cilën Lamborghini Huracan Performante arriti të thyejë rekordin e shtegut të famshëm të Nurburgringut.
Kompania ka publikuar një video në të cilën shihet arritja e rekordit të madh.
Modeli me motor V10 5.2-litërsh dhe 650 kuajfuqi u ngas nga shoferi i njohur i kompanisë Marco Mapelli.
Ky rekord është mbresëlënës dhe lë prapa rekordin e vjetër për pesë sekonda. Rekordi i shkuar mbahej nga Porsche 918 Spyder.