Mercedes-AMG GT Black Series ka thyer rekordin e shpejtësisë në shtegun e famshëm për vetura, Nurburgring. Vetura tejet e shpejtë kaloi shtegun për 6:43.616 minuta, duke mposhtur rekordin e shkuar të cilin e mbante Lamborghini Aventador SVJ, për më shumë se një sekondë.
Mercedesi ka thënë se për të thyer këtë rekord i ka përshtatur strukturën AMG GT Black Series duke ia përmirësuar aerodinamikën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRekordi u vendos nga garuesi i Mercedes-AMG GT3, Maro Engel.
Vetura ka motor 4.0-litërsh V8 me 720 kuajfuqi, me fuqinë që lidhet me rrotat e pasme.
Ky model kushton rreth 370 mijë euro.