Lamborghini do ta rikthejë një nga superveturat ikonike të veta. Firma italiane e veturave luksoze ka njoftuar se vetura e re Countach do të prezantohet së shpejti.
Lamborghini i ri Countach pritet të arrijë 47 vjet nga debutimi i Countachut të parë në vitin 1974 dhe 50 vjet që kur prototipi Countach u prezantua në Geneva Motor Show në vitin 1971.
Lamborghini në njoftim ka thënë se është “rilindja e një ëndrre”, raporton AutoExpress.
Në njoftimin shihet fotografia e një makine të mbuluar që sugjeron se versioni i ri do të jetë i frymëzuar nga modelet e mëparshme Countach të cilave u mungon krahu i madh i pasmë i gjetur në versionet e mëvonshme V12 të markës. Në rrjete sociale kanë rrjedhur disa foto të veturës.
Vetura e re pritet të jetë me teknologji hibride.
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Lamborghini mbetet te motorët e vjetër për zhurmën dhe emocionin që japin
-
Mariah Carey pritet të rikthejë turneun e Krishtlindjeve në Evropë pas tetë vjetësh
-
Audi prezanton superveturën e re
-
A do të jetë Botërori i fundit për Ronaldon?