Kompania kineze Byton ka prezantuar SUV-in e ri plotësisht elektrik në Evropë.
Ky koncept u paraqit së pari në Panairin e Elektronikës në Las Vegas në fillim të janarit dhe Evropa për herë të parë e pa tash në Milano.
Sipas kompanisë, Byton EV 85 për qind është gati për prodhim serik, i cili pritet në fund të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm në Kinë, transmeton ksp.
Byton planifikon të investojë rreth 400 milionë euro në mënyrë që të jetë 100 për qind gati për prodhimin e saj në kohë.
Karakteristikat unike të Bytonit janë të shfaqura - një në timon dhe tjetri që shtrihet përgjatë gjithë gjerësisë së veturës.
Edhe
Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026
Motori elektrik i këtij modeli është me kapacitet prej 272 kuajfuqi, ndërsa kapaciteti i baterive është 71 dhe 95 kWh ku me vetëm një karikim vetura mund të udhëtojë prej 400 deri 520 kilometra.
{gallery}