Kompania e veturave me qira Sixt njoftoi se planifikon të blejë 100 mijë automjete elektrike nga prodhuesi kinez i veturave BYD deri në vitin 2028. Bashkëpunimi mes dy kompanive fillon me porosinë e mijëra veturave elektrike, dhe dërgesat e para priten në Evropë në tremujorin e katërt të këtij viti, shkruan AutoExpress.
Kjo është hera e parë që kompania e veturave me qira ofron automjete BYD në Evropë, duke filluar me klientët e saj në Gjermani, Francë, Holandë dhe Britaninë e Madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdër automjetet do të jetë BYD Atto 3, një SUV kompakt elektrik që shitet me emrin BYD Yuan Plus EV në tregun vendas, kinez.
Sixt ka deklaruar se veturat e tyre do të jenë 70-90 për qind të elektrizuara deri në vitin 2030, ndërsa stacionet dhe degët e saj do të jenë neutrale ndaj karbonit deri në fund të 2023. Kompania po zhvillon gjithashtu infrastrukturën e saj të karikimit.
Modelet BYD EV do të ndihmojnë Sixt të reduktojë emetimet e CO2, duke ndjekur shembullin e kompanive të tjera të marrjes me qira si Hertz.
BYD pretendon të jetë "prodhuesi më i madh në botë i automjeteve me energji të re", një term që përfshin BEV (EV-të me bateri) dhe PHEV (hibride plug-in).