Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Kina heq kufizimet për kompanitë e huaja të veturave

Për çudinë e shumë njerëzve, Kina ka vendosur të heqë kufizimet sa i përket pronësisë së kompanive të huaja në industrinë e automobilave që operojnë edhe në këtë vend.

Ky vendim hyn në fuqi më 1 janar 2022 dhe është shpallur në një dokument të publikuar nga Ministria kineze e Tregtisë dhe Zhvillimit Kombëtar dhe Komisioni i Reformës.

Që nga viti 1994, Kina u ka kërkuar prodhuesve të huaj të krijojnë ndërmarrje të përbashkëta 50:50 me kompanitë vendase për të hyrë në këtë treg. Rregullat ndryshuan në vitin 2018, kur kompanitë e huaja u lejuan të rrisin pjesën e tyre të pronësisë në 70 për qind, gjë që, për shembull, e lejoi BMË-në ta bënte këtë me kompaninë Brilliance.

Tani, Kina do t'ua lejojë të huajve të kenë pronësinë e plotë mbi biznesit në sektorin e automobilave, gjë që duhet t'u hapë derën prodhuesve të rinj si Lucid dhe Rivian.

Nga ana tjetër, kompanitë si VW, Ford, Mercedes-Benz e të tjera do të mund të marrin përsipër projektet e përbashkëta që kanë me kompanitë kineze.

Këto të ashtuquajtura "ndërmarrje të përbashkëta" në Kinë u krijuan për të siguruar që fitimet dhe teknologjia të mbeten në vend dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në rritjen e prodhuesve vendas. Me një numër në rritje të prodhuesve kinezë që prodhojnë dhe shesin qindra mijëra automjete, kjo strategji duket se ka dhënë frytet e saj. Lëvizja e re nga autoritetet kineze mund të motivojë partnerët vendas që të tërhiqen nga ndërmarrjet aktuale të përbashkëta me kompanitë perëndimore.

Artikuj të ngjashëm