KIA pritet ta zgjerojë gamën e veturave elektrike të saj, ku pritet që vitin e ardhshëm ta zbulojë modelin EV4, i cili po ashtu do të dalë në shitje, raporton “AutoExpress”.
KIA kishte prezantuar më herët makinën e saj të parë elektrike, EV6, por tash do t’i bëjë elektrike edhe dy modele SUV.
Sipas shefit të prodhimit evropian Sjoerd Knipping, makina e dytë e markës EV do të jetë një SUV i madh që do të synojë tregun në SHBA. Por ai ka thënë se është e rëndësishme edhe një model i zhvilluar për tregun evropian.
KIA mban markat nga EV1 deri në EV9. SUV-at e mëdhenj mund të quhen EV7 apo EV8 dhe do të jenë me shatë ulëse, ngjashëm me Hyundai Ioniq 7 SUV që do të lansohet në vitin 2024. Modeli mesatar EV4, i ngjashëm për nga madhësia me Volvo C40 dhe Mercedes EQA< është i inspiruar nga EV6.
EV4 me gjasë do të përdorë teknologjinë e baterisë të modelit EV6.
Kjo do të thotë se do të ofrohen 57kWh deri 77.4 kWh, dhe do të mund të udhëtojë maksimalisht deri në 500 kilometra pa u mbushur bateria. Motori pritet të jetë 321 kuajfuqi.
-
Dalin pamjet e BMW X7 të ri, pritet të dalë në treg vitin e ardhshëm
-
Bëhuni gati, Audi po sjell veturë elektrike të përballueshme në vitin 2026
-
Toyota planifikon ta zgjerojë linjën e veturave elektrike me bateri deri në vitin 2026
-
Audi përditëson modelet Q4 e-tron
-
Del fotografia e Volkswagen ID.2 SUV