Në Nerodime të Ferizajt për herë të parë është mbajtur gara e disiplinës malore, e katërta me radhë e Kampionatit të Kosovës në Automobilizëm.
Fitues i kësaj gare ishte garuesi i Auto Klubit Prizreni D&G, Liridon Kalenderi, i cili me veturën e tij Mitsubishi Evo 9 dominoi absolutisht dhe në fund iu gëzua fitores me kohën e përgjithshme 05:30.301 minuta, përfshirë të dyja vozitjet, ndërsa shtegu ishte i gjatë 4800 metra, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Ka qenë garë e vështirë, duke marrë parasysh se nuk e kemi njohur shtegun, pasi është hera e parë që mbahet garë në Nerodime. Përveç kësaj, shtegu ka qenë edhe i rrëshqitshëm. Unë kam bërë gabime gjatë vozitjes, që do të thotë se ekziston mundësia për kohë edhe më të mirë. Sidoqoftë, me rëndësi është që nuk pati asnjë problem, gara përfundoi mirë dhe ishte mjaft atraktive për shikuesit”, ka thënë Kalenderi pas fitores, transmeton Koha.net.
Pozita e dytë i takoi Bardhyl Canollit të Eurogoma RT, i cili me Radicall ishte më i ngadalshëm për +14.416 sekonda, ndërsa podiumi i fituesve në plasmanin gjeneral u plotësua me Gazmend Demollin (Opel - DTM), i cili në krahasim me Kalenderin u vonua për +22.294.
Në konkurrencën ekipore Prizreni D&G edhe sot ishte në pozitën e parë para DTM-së dhe Ferizajt.
Edhe
Policët garojnë në auto-sllallom me vetura elektrike, triumfon Ermira Topalli
Rezultatet:
Klasa 1 (deri 1150 ccm - A)
1.Emim Sabir (Yugo - Prizreni D&G) 06:35.843
2.Kreshnik Mariqi (Yugo - Prizreni D&G) +02.849
3.Hysen Iseni (Yugo - Ferizaj) +03:38.228
Klasa 2 (mbi 1150 - 1400 ccm - N)
1.Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) 06:20.140
2.Leutrim Bytyqi (Peugeot - Ferizaj) +00.660
3.Burim Asllani (Suzuki - Ferizaj) +32.835
Klasa 3 (mbi 1150 - 1400 ccm - E1)
1.Valon Mehmeti (Lupo - DTM) 06:43.212
2.Egzon Ukëhaxhaj (Opel - DTM) +07.987
Klasa 4 (mbi 1400 - 1600 ccm - S)
1.Valdet Kaçandolli (Suzuki – Kaçandolli PRT) 06:11.026
2.Rexhep Bytyqi (Honda - Ferizaj) +27.074
Klasa 5 (mbi 1400 - 2000 ccm - N)
1.Faton Rama (Renault - RC Prishtina) 06:14.935
2.Kushtrim Mehmeti (Citroen - Ferizaj) +24.732
Klasa 6 (mbi 1600 - 2000 ccm - E1, A, SP)
1.Besfort Bunajku (Opel - Ferizaj) 06:03.022
2.Bekim Kadria (Opel - Gjakova 137) +18.966
Edhe
Shoferja me BMW “shkel” garuesit në autosllallomin në Sllatinë
3.Besfort Hana (Opel - HCR Gjakova) +20.201.
Klasa 7 (mbi 2000 ccm - N)
1.Liridon Kalenderi (Mitsubishi - Prizreni D&G) 05:30.301
2.Gazmend Demolli (Opel - DTM) +22.294
3.Belkin Fazliu (Renault - Prizreni D&G) +32.479
Klasa 8 (mbi 2000 - 3000 ccm - E1)
1. Ismail Smani (BMW - Prizreni D&G) 06:16.294
2.Valon Jaha (BM W – Kaçandolli PRT) +13.251
Klasan 9 (mbi 3000 ccm - E1)
1.Blerand Hasanaj (Opel - DTM) 05:55.136
2.Osman Tovërlani (Audi - DTM) +03.414
Klasa F10 (E2)
1.Bardhyl Canolli (Radicall - Eurogoma RT) 05:44.717
Promo
1.Orhan Ahmet (Peugeot - N/A) 06:47.719
Plasmani gjeneral:
1.Liridon Kalenderi (Mitsubishi - Prizreni D&G) 05:30.301
2.Bardhyl Canolli (Radicall - Eurogoma RT) +14.416
3.Gazmend Demolli (Opel - DTM) +22.294
Renditja ekipore:
1.Prizreni D&G 60 pikë
Edhe
Në Ferizaj 5 shoferëve u pezullohet leja për 3 muaj, u kapën nga veturat inteligjente të policisë
2.Ferizaj 47
3.DTM 35