Jaguar Land Rover ka shpalosur një sistem të ri i cili do të shërbejë për uljen e volumit të zërave të padëshirueshëm në kabinë, për deri 10 decibelë.
JLR ka thënë se zërat në frekuencë deri 300Hz – si zhurma e gomave dhe ajo e frymës jashtë – mund t’i shkaktojnë telashe shoferit duke zgjatur kohën e reagimit për rreth 17 për qind dhe e bëjnë më të vështirë për shoferin që të merret me pengesat në rrugë, raporton AutoExpress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të hequr qafe këta zëra, sistemi i ri i JLR-së përdor mikorofonë të vendosur në rrota për të incizuar çdo zë në kohë reale. Më pas softueri kalkulon valën me volum të njëjtë, kundërshtuese, përmes zëruesve brenda veturës për të anuluar zhurmën nga jashtë.
Sipas kompanisë, teknologjia do të përdoret kryesisht në veturat elektrike të kompanisë.