Kompania japoneze e cila merret me modifikimin e veturave, 3D Design, në gamën e saj tani ka edhe paketën e re për modifikimin e modelit sportiv hibrid të BMW-së, i8, kështu duke i dhënë një pamje edhe më sportive.
Paketa e re përfshinë elemente për eksterier dhe interier, transmeton Koha.net. Sa i përket eksterierit, paketa përmban spoilerin e ri të përparmë, set të ri pragjesh, difuzer të pasmë, spoiler të pasmë nga fibra të karbonit, shiritat për gara në kofano, etj.
Sa i përket interierit, kompania ka zgjedhur ulëset 3D Design Recaro – me ngjyrë të kombinuar zi-kaltër, tepihët e rinj, pedalet nga alumini si dhe disa detaje nga alumini në timon.
{gallery}