Auto

Jaguar Land Rover do të ndalë prodhimin përkohësisht në prill shkaku i Brexitit

Prodhuesi më i madh i makinave në Britani, Jaguar Land Rover ka konfirmuar se në prill do të ndalë prodhimin e makinave për shkak të Brexitit.

Reuters raporton se kompania ka konfirmuar se do të ketë një javë pauzë në prill për shkak të çrregullimeve që mund të sjellë Brexiti në treg, që do të prekte tri fabrikat e saj dhe uzinën e saj të motorit, transmeton Koha.net.

Kjo kompani ka paralajmëruar për ndikimin që mund të ketë Brexiti. E madje i është dashur të zvogëlojë prodhimin për shkak të zvogëlimit të kërkesave në Kinë.

Jaguar Land Rover ka konfirmuar se ndalja e prodhimit pritet të bëhet nga 8-12 prill.

Britania pritet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars.