Bentley dhe Jaguar Land Rover i janë shtuar listës së kompanive që kanë ndalur prodhimin e veturave në Britani të Madhe për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Land Roveri do të ndalë prodhimin në Britani nga java e ardhshme, sikurse që ka mbyllur fabrikën në Sllovaki, ndërsa në Brazil e Indi do të punojnë akoma. Për fabrikat e mbyllura, prodhimi pritet të nisë më 20 prill, nëse nuk ka masa të reja.
Bentley po ashtu ka vendosur të ndalë prodhimin për katër javët e ardhshme.
Lajmi për këto dy brende vjen pak ditë pasi Rolls-Royce mori vendim të ngjashëm. Shumë brende të tjera në botën e automobilave tashmë kanë ndalur përkohësisht prodhimin.
Artikuj të ngjashëm
-
Volkswageni ndërpret prodhimin e veturave elektrike në dy fabrika në Gjermani
-
Mercedes-Benzi do t’i ulë çmimet e veturave elektrike në SHBA
-
Zmadhimi i veturave mund të çojë në 2600 vdekje shtesë nga aksidentet deri më 2040
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Britania ndalon mediat sociale për nën 16-vjeçarët