Prodhuesit e veturave luksoze, Ferrari dhe Lamborghini, kanë njoftuar se do të ndalin prodhimin e veturave për tregun rus deri në një njoftim të ri.
Në një njoftim, Ferrari ka thënë se do t’i dhurojë një milion euro për të ndihmuar qytetarët e Ukrainës.
Ndërkaq Lamborghini ka premtuar donacion për refugjatët.
Edhe brendet luksoze të orëve zvicerane, Rolex, do t’i ndalë eksportet drejt Rusisë.
Në mesin e top-brendeve luksoze janë edhe Chanel, Louis Vuitton dhe Gucci që janë tërhequr së fundmi nga Rusia pasi nisi pushtimin e Ukrainës.