Kompania e prodhimit të veturave, Hyundai, është në bisedime me qeverinë kineze për të shitur një nga fabrikat e saj në Pekin, njoftoi të shtunën agjencia e lajmeve Yonhap.
Yonhap ka thënë se Hyundai po promovon shitjen e fabrikës, i pari që kishte ndërtuar në Pekin, te qeveria e rrethit Shunyi në kryeqytetin e Kinës.
Pekin Hyundai, ndërmarrje e përbashkët midis Hyundai Motor dhe BAIC Motor të Kinës, ka tre fabrika prodhimi në Pekin.
Hyundai dhe BAIC nuk iu përgjigjën kërkesave për komente.
Media kineze njoftoi të enjten prodhuesi i veturave elektrike Li Auto është i interesuar të marrë përsipër fabrikën. Li Auto gjithashtu nuk pranoi të komentonte.
Në prill, Hyundai Motor Group ka thënë se planifikon të nisë EV-të në Kinë çdo vit duke filluar nga viti 2022 për të rritur praninë e saj në tregun më të madh të veturave në botë.
-
Xiaomi synon të nisë prodhimin e veturave elektrike
-
Blerësit kinezë të interesuar për fabrikat “e padëshiruara” gjermane të Volkswagenit
-
Toyota synon ta rrisë prodhimin në Kinë
-
BE-ja thotë se mund të vazhdojë bisedimet me Kinën për veturat elektrike edhe pas tarifave
-
Tesla ul prodhimin e modelit më të shitur në Shangai