Prodhuesi i telefonave të mençur, Xiaomi, po shikon një mundësi të prodhimit të veturave elektrike me Beijing Automative Group, raportoi Reuters të shtunën.
Kjo lidhje po bëhet pasi sipas kompanisë, Xiaomi po përballet me vonesa në marrjen e licencës për të bërë vetura vetë.
Një parteritet i tillë mes kompanive të veturave elektrike dhe prodhuesve tradicionalë të veturave, është bërë i zakonshëm në Kinë.
Kjo pasi autoritetet shtetërore kufizuan dhënien e licencave të prodhuesve të rinj, në përpjekje për t'i frenuar investimet e tepërta.
Xiaomi dhe BAIC po i shqyrtojnë opsionet e ndryshme për nisjen e punës, derisa thuhet se mund të blejnë njërën fabrikë të Hyundait në Kinë.
Në fillim të 2022-s, Xiaomi nisi ndërtimin e fabrikës së parë të veturave në Pekin, me ambiciet për të prodhuar vetura. Fabrika do të ketë kapacitet vjetor prej 300 mijë njësive.