Pas promovimit para përfaqësuesve të mediave të mbajtur në Amsterdam, Holandë, gjenerata e re e Mercedes A-Class tashmë është ekspozuar në panairin e veturave në Gjenevë.
Drejtori ekzekutiv i Mercedes-AMG, Tobias Moers, ka zbuluar disa detaje të reja për këtë Hatchback premium në versionet sportive.
Ndër të tjera, versioni A35 do të arrijë në gusht të këtij viti me kapacitet prej 300 kuajfuqi, si rival i Audi S3 dhe Volkwagen Golf R, transmeton Koha.net. Po ashtu, ai ka zbuluar edhe disa detaje tjera në lidhje me top modelin AMG A45.
Sipas informatave të tanishme, Mercedes-AMG A45 do të vijë me motor të ri benzinë 2.0-litër Turbo me katër cilindra e kapacitet prej mbi 400 kuajfuqi.
Gjithashtu, A45 do të vijë edhe me sistemin e ri të tërheqjes në të gjitha rrotat, 4x4, por ende nuk dihet nëse do të ketë edhe ky model opsionin Drift sikurse Mercedes-AMG E63 S.
Edhe
Mercedes-AMG A45 vjen me risi të reja
Sipas disa burimeve të tjera, ky model mund të quhet A50 e jo A45 në mënyrë që të dallohet sepse do të ketë performancë më të mirë se A45 aktual.
{gallery}