Auto

General Motors po shpenzon më shumë në automjetet elektrike se në ato me benzinë

Kompania General Motors ka njoftuar se po shton investimet në automjetet elektrike dhe se ato do të bëhen më profitabilë e më të fuqishëm sesa ato me benzinë.

“Ndryshimi i kohës është real dhe duam të bëhemi pjesë e zgjidhjes duke i dhënë secilit një automjet elektrik”, tha drejtori i GM-së, Mary Barra, raporton Autoweek.

Ai ka shtuar se qëllimi është në tranzicionin në automjete elektrike dhe rritja e këtij trendi.

GM ka thënë se deri në vitin 2025 do të ketë 30 automjete elektrike rreth botës, 2/3 në SHBA.

Një lajm i madh u quajt ai se veturat Ultium janë projektuar të lëshojnë dyfishin e dendësisë së energjisë me gjysmën e kostos së sotme. Tashmë, një pako e Ultiumit kushton pothuajse 40 për qind më pak se një pako baterish në Bolt.