Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

General Motors investon mbi 14 milionë dollarë në veturat vet-vozitëse

Prodhuesi amerikan i automobilave General Motors (GM) do të investojë 14 milionë dollarë dhe do të hapë 1.100 vende të reja pune në qendrën e re kërkimore në San Francisko, në pajtim me investimet e teknologjisë së veturave vet-vozitëse.

“Zgjerimi i ekipit tonë në kompaninë Cruise Automation, e cila punon në zhvillimin e teknologjisë për vozitje autonome, është edhe një hap i rëndësishëm në përpjekjet tona që të ri-definojmë të ardhmen individuale të lëvizshmërisë”, deklaroi presidentja e përgjithshme e GM, Mery Barra, raporton France Press.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo më tutje ka thënë se, “teknologjia e veturave vet-vozitëse i sjell përfitime të mëdha shoqërisë formën e rritjes së sigurisë dhe qasjes në transportim”.

Inxhinierët e Cruise Automation dhe General Motors tashmë janë duke testuar më shumë se 50 Chevrolet Bolt EV me teknologji vet-vozitëse në rrugët publike në San Francisco, Scottsdale, Arizona, dhe në Detroit.