Kompania gjigante amerikane e veturave General Motors ka njoftuar se nga viti i ardhshëm do të fillojë të prodhojë modelin autonom Cruise AV.
Cruise AV është i dizajnuar në atë mënyrë që të funksionojë pa shofer, timon, pedale ose ndonjë forme tjetër të kontrollimit, transmeton Koha.net.
General Motors fillimisht do të investojë 100 milionë dollarë në fabrikën ku do të prodhohet ky model, më saktësisht në Orion Township, në Michigan.
Deri më tani në fabrikën në Orion Twonship janë prodhuar mbi 20 modele testuese, me ndihmën e fabrikës në Braunstone, e cila është përgjegjëse për modulin e kulmit në të cilin gjendet LiDA (matësi laserik i distancës), kamera, senzorët dhe teknologjitë tjera të vetë-vozitje.
Përveç Cruise AV, në fabrikën në Orion Township do të vazhdojë të prodhohet modeli elektrik Chevy Bolt EV dhe ai kompakt Sonic.
Edhe
Nga viti i ardhshëm, vetura pa timon dhe pa pedale
{gallery}