Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW-ja do t’i investojë 1.7 miliard dollarë në SHBA

Kompania gjermane e veturave, BMW, njoftoi se do t’i investojë 1.7 miliard dollarë për të prodhuar vetura elektrike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportoi Reuters të mërkurën.

Kjo lëvizje e prodhuesit gjerman po bëhet me qëllim që të rritet prodhimtaria e veturave elektrike në SHBA, derisa BMW-ja tha se investimi do të kryhet në Karolinën e Jugut.

700 milionë dollarë do të investohen në strukturën e re të montimit të baterive të tipit Woodruff.

“Është investimi më i madh që kemi bërë deri më tani”, deklaroi udhëheqësi i kompanisë Oliver Zipse.

BMW-ja tha se një grup kinez i energjisë së rinovueshme do të ndërtojë një fabrikë baterish në Karolinën e Jugut, me kapacitet vjetor deri në 30 GWh, për ta furnizuar prodhuesin.

Me këtë synohet që të paktën gjashtë modele elektrike të BMW-së të prodhohen në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2030. Ky investim synon t’i punësojë të paktën 300 punonjës.