Prodhuesi amerikan i automjeteve, Ford Motor, ka njoftuar të hënën se do të vazhdojë të punojë në disa nga fabrikat e tij të montimit gjatë kësaj jave për shkak të mungesës globale të gjysmëpërçuesve.
Kjo kompani do të ndalojë prodhimin në fabrikën e saj në Ohio, si dhe linjën e prodhimit për furgonin transit në fabrikën e Kansas, ka njoftuar zëdhënësja Kelli Felker.
Gjithashtu do të punohet me staf të reduktuar në fabrikat e montimit të kamionëve në Kentucky, Chicago dhe Dearborn të Michiganit, raporton Reuters.
Javën e kaluar, Ford pezulloi prodhimin në tetë fabrika në Amerikën e Veriut për shkak të mungesës.
Ford tha më parë se tremujori aktual do të ishte pika më e ulët për prodhimin e automjeteve për shkak të mungesës së çipave.