Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fordi redukton prodhimin e një lloji të automjetit

Ford

Prodhuesi amerikan i automjeteve Ford Motor, ka shkurtuar prodhimin e automjetit F-150 Lightning, pasi kërkesa për automjete elektrike ka qenë më e ulët sesa që pritej, raportoi të dielën Reuters.

Prodhuesi numër 2 i automjeteve amerikane ka thënë se do të reduktonte prodhimin në Qendrën e Veturave Elektrike në Michigan Rouge duke filluar nga 1 prilli. Në tetor, prodhuesi i automjeteve tha se do të shkurtonte përkohësisht një nga tre ndërrimet në objektin që e ka në Michigan.

"Ne po përfitojmë nga fleksibiliteti ynë i prodhimit për t'u ofruar klientëve zgjedhje duke balancuar rritjen dhe përfitimin tonë”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Fordit, Jim Farley.

Fordi u ka thënë furnitorëve në dhjetor se planifikonte të prodhonte rreth 1,600 kamionë F-150 Lightning në javë duke filluar nga janari, afërsisht gjysma e 3,200 që kishte planifikuar më parë.

Artikuj të ngjashëm