Skender Potera, garuesi i njohur i shpejtësisë, ka “fluturuar” në garën e fundit Drag të mbajtur në pistën e vjetër të Aeroportit.
Gogi, ashtu siç njihet Potera, arriti që me Audi S2 të kalojë shtegun 402 metra për vetëm 8.92 sekonda. Në këtë “fluturim”, Gogi arriti shpejtësinë prej 281 kilometrave për orë.
Ai la prapa Xhevdet Lecin, që po ashtu garoi me Audi S2. Leci mbylli garën për 9.9 sekonda.
Gara më e madhe në vend në automobilizëm “Drag Race 2018”, nisi të dielën e më pas u ndërpre për të vazhduar sot.
Artikuj të ngjashëm
-
Rikthimi i McGregorit zgjat vetëm 69 sekonda
-
Kush është Bosi, “mbreti i shpejtësisë” në Botëror?
-
Audi prezanton superveturën e re
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h
-
Parandalohen tri gara ilegale të shpejtësisë, policia shqiptoi gjoba e sekuestroi automjete