Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Ferrari zbulon super veturën e saj, F8 Tributo

Këto janë fotot e para zyrtare të Ferrarit të ri F8 Tributo, e cila do të debutoj në panairin e veturave në Gjenevë.

E bërë si zëvendësim i 488 GTB, vetura e markës ikonike italiane ka pësuar ndryshime në stil, ridizajn në aerodinamik, fuqi e teknologji më shumë e peshë më pak.

F8 Tributo i ri përdor motorin 3.9 litërsh twin-turbo V8 të 488 Pisa i cili prodhon 710 kuajfuqi, të cilat dërgohen te rrotat e pasme nga marshi me shtatë shpejtësi automatike, transmeton koha.net.

Çmimi i tij e specifikat e plota të Ferrarit F8 Tributo të ri do të zbulohen gjatë debutimit të tij në panairin e veturave në Gjeneva 2019.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm