Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

“Drag Race”, gara e vërtetë për adhuruesit e shumtë të shpejtësisë

I gjatë ishte rreshti i qytetarëve të interesuar për të blerë një biletë hyrëse për garën më të madhe të vitit të automobilizmit në vend. Adhuruesit e shpejtësisë duhej të prisnin disa minuta për të marrë biletën për të parë nga afër garën e së dielës.

“Më në fund hymë”, i drejtohet një i ri shokut të tij. “Hajde ta zëmë një vend ku mund ta shohim më mirë”, ia kthen tjetri. Por tashmë ishin të pakta vendet e zbrazëta për ta parë nga afër garën “Drag Race 2017”, që u mbajt në fundjavë në Sllatinë, në afërsi të Prishtinës. Të shtunën ishin kualifikimet, ndërsa të dielën ishte gara e vërtetë. Ishte një ditë plot automobilizëm. Gara nisi në mesditë, ndërsa përfundoi vetëm pas orës 19:00, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fitues në fund u shpall Xhevdet Leci, që garoi në klasën e nëntë të veturave, përkatësisht në klasën kryesore. Ai me veturën “Audi” garën e përfundoi me kohë prej 10.001 sekondash.

“Nuk jam i kënaqur me kohën. Jam më prapa se në garat e mëparshme, por jam i kënaqur që arrita ta fitoj vendin e parë. Të shtunën do të kem garë në Gjermani”, ka thënë Leci, që jeton në Zvicër.

Favoriti i garës, Skënder Potera – Gogi, u diskualifikua, pasi kishte prekur një sensor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm