Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Delta4x4 ia përmirëson karakteristikat “Off-Road” X-Classit

Delta4x4 është kompani gjermane e specializuar për modifikimin e automjeteve për të gjitha terrenet, e cila muajin e kaluar ka tërhequr vëmendjen me G-Classën ndërsa tani është marrë me Pick-upin e Mercedesit, modelin X-Class.

Rezultati është Mercedes X-Classi me disa karakteristika “Off-Road” (për të gjitha terrenet) të përmirësuara si dhe me amortizatorët e modifikuar, transmeton Koha.net.

{gallery}

Po ashtu, ky X-Class tani është edhe më i lartë (nga 30 deri në 140 mm) dhe ka mbrojtësit anësor të zgjeruar (deri në 100 mm), rrotat e reja nga alumini (nga 17 deri 23-inç) dhe goma të reja, si dhe dritat LED në çati.

Në anën tjetër, për përmirësimin e kësaj “bishe” për të gjitha terrenet ka shërbyer Mercedes X350d 4Matic i cili ka motor dizel 3.0-litër V6 me kapacitet prej 258 kuajfuqi.

Artikuj të ngjashëm