Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW Z4 i ri 2019 zbulohet zyrtarisht

Pasuar nga fotografitë e rrjedhura të tij gjatë testimit e fotografive që nuk zbulonin aq për të, BMW X4 tani është shfaqur zyrtarisht.

Vetura ka debutuar në panairin Pebble Beach Concours të Shteteve të Bashkuara ndërsa shitjet e tij fillojnë pranverën e 2019-ës, transmeton koha.net.

Z4 i ri nën emrin e koduar G29, është zhvilluar si projekt bashkëpunimi në mes të BMW-së e Toyotas.

BMW Z4 i ri do të ofrohet vetëm si model kabriolet, i cili hapet për rreth 10 sekonda e është nga fibrat optike.

BMW Z4 i zbuluar në këtë panair është ai M40i me motor 3.0 litërsh me benzinë që prodhon 340 kuajfuqi e që është i aftë të arrij shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për 4.6 sekonda, por që më vonë pritet të zbulohen edhe motorë të tjerë që do të ofrohen me të.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm