Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW X5 i ri spiunohet gjatë testimit

BMW X5 i ri është fotografuar prapë gjatë testimit, para debutimit të tij zyrtar që pritet të bëhet në panairin e veturave në Paris.

BMW X5 i ri do të rivalizojë direkt Range Rover Sport e Porsche Cayenne.

Sipas fotografive duket se BMW X5 i ri do të ketë një dizajn evolucionar nga ai i tanishmi, me drita të reja tashmë të familjarizuara me modelet e tjera të reja, transmeton koha.net.

Shitjet e SUV të BMW, sikurse të shumicës së prodhuesve, janë rritur në mas të madhe në dekadën e fundit ndërsa kjo firmë shpreson që të vazhdojë këtë sukses me gjeneratën e katërt të X5-shit.

Më shumë detaje për BMW X5 e ri ende nuk janë zbuluar, e kjo pritet të ndodh gjatë debutimit të tij gjatë këtij viti, e pritet të lansohet në treg në vitin e ardhshëm.

{gallery}