Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

BMW M3 i ri me 470 kuajfuqi vjen në 2020-ën

Në tetor të këtij viti, në panairin e veturave që do të mbahet në Paris, do të prezantohet gjenerata e shtatë e BMW Series 3, ndërsa në fillim të vitit 2020 do të fillojë shitjen BMW M3 i përforcuar në 470 kuajfuqi.

Nën kofanon e BMW M3 të ri do të gjendet motori benzinë 3.0-litër Turbo me 6 cilindra dhe etiketën S58, transmeton Koha.net. Të njëjtin motor do ta ketë edhe BMW M4.

Rritja e fuqisë është një përgjigje për krejt konkurrencën e fortë, konkretisht për Mercedes-AMG C63 S dhe Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio të cilët kanë mbi 500 kuajfuqi.

Image

BMW M3 dhe M4 janë ende në nivel kur është fjala për kënaqësinë e vozitjes dhe stabilitetin.

Gjithashtu, kohëve të fundit flitet se BMW M3 dhe M4 do të vijnë në version hibrid, por duket se njëherë nuk do të ndodhë një gjë e tillë. Motorët elektrikë do të marrë gjenerata e ardhshme, së bashku me teknologjinë 48 volt.