Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Bentley jep lajm të keq për adhuruesit e motorit W12

Bentley ka njoftuar se do të përfundojë prodhimin e motorit të famshëm W12 vitin e ardhshëm, pasi do të prodhojë versionin më të fuqishëm ndonjëherë për modelin e kufizuar Bentley Batur.

Prodhimi i njësisë së dyfishtë turbo do të ndalet në prill të vitit 2024, pasi kompania britanike dëshiron të përshpejtojë hapin drejt strategjisë së saj Beyond100, sipas së cilës çdo model Bentley do të elektrizohet deri në vitin 2030, shkruan Autoblog.

Bentley do të përqendrojë përpjekjet në linjën hibride V8 dhe V6 dhe do ta kthejë linjën e saj të prodhimit W12 në një “zonë të zgjeruar” për këto grupe motorike.

Kur prodhimi të përfundojë vitin e ardhshëm, rreth 105 mijë modele të motorit W12 do të jenë ndërtuar që kur u prezantua më 2003.

Artikuj të ngjashëm