Kreu ekzekutiv i prodhuesit të famshëm gjerman të veturave Audi, Rupert Stadler, është arrestuar në lidhje me hetimin mbi skandalin e emisioneve të naftës.
Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se Stadler po mbahet në polici.
Prokurorët e Munihut thonë se kishin vepruar për shkak të rrezikut që Stadler mund të kërkonte të fshihen provat, transmeton Koha.net.
Ky skandal ka shpërthyer tre vjet më parë, kur doli se veturat ishin përshtatur me pajisjet e dizajnuara për të mashtruar testet e emisioneve.
Këto pajisje u gjetën fillimisht në veturat e Volkswagenit, por nëndega e saj Audi po ashtu ka qenë e përfshirë në skandal.
Edhe
Drejtori i Audit mbetet në paraburgim
Muajin e kaluar, kompania pranoi se rreth 60,000 modele A6 dhe A7 me motor dizel kishin probleme me softuerin për emisione.
Gjithashtu, prokurorët e Munihut thonë se Stadler do të merret në pyetje të mërkurën pasi të ketë biseduar me avokatët e tij.