Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Audi gjobitet me 800 milionë euro

Prodhuesi gjerman i veturave, Audi, i cili vepron në kuadër të Grupit Volkswagen, njoftoi sot se është gjobitur me 800 milionë euro për shkelje të rregulloreve lidhur me motorët me naftë me gjashtë dhe tetë cilindra.

Në shtator 2015, Volkswagen Group, pranoi se ekspertët e saj në rreth 11 milionë makina kishin mashtruar me softuer për të treguar se niveli i gazrave të dëmshëm të dëmtuar ishte brenda kufijve të lejuar, megjithëse ishte dukshëm më i lartë, transmeton KP.

Prokuroria tha se mbyllja e çështjes kundër kompanisë nuk do të ndikonte në një hetim të veçantë kundër shefave të Audi-së.

Artikuj të ngjashëm