‘Pastrimi’ i skandalit të naftës grupit Volkswagen Group i ka kushtuar 5.5 miliardë euro këtë vit.
“Gjiganti automobilistik gjerman vitin e ardhshëm do të paguajë edhe dy miliardë euro, dhe në vitin 2020 një miliard shtesë”, tha drejtori finaciar i Volkswagenit, Frank Witer.
Volkswagen, që nga viti 2015, kur shpërtheu skandali “Dieselgate” për mashtrimin në testet e emisioneve të motorëve me naftë, ka paguar rreth 30 miliardë euro si rezultat i padive nga konsumatorët dhe ndëshkimit nga autoritetet rregullatore, transmeton KosovaPress.
Gjithashtu, Volkswagen po fokusohet në zhvillimin e veturave elektrike këtë vit, dhe në fillim të vitit 2019 do të prezantojë anëtarët e parë të familjes ID.
Përveç kësaj, vëmendje e madhe do t’i kushtohet rritjes së shitjeve në Kinë, tregu më i madh i veturave në botë.
-
Volkswageni do t’ua paguajë 227 milionë euro mbi 90 mijë shoferëve në Britani
-
“Volkswageni”, nga balta në rrugë të pastër
-
Skandali “Dieselgate”, VW-ja dëmshpërblen blerësit në SHBA me 9.5 miliardë dollarë
-
Volkswagen do t’u paguajë 830 milionë euro dëmshpërblim klientëve të tij në gjermani
-
Vjen padia më e madhe ndaj Volkswagenit, paraqiten më shumë se 450 mijë gjermanë