Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

ABT së shpejti me RS5-R në Gjenevë

Kompania e njohur ABT Sportsline për panairin e sivjetmë të Gjenevës paralajmëron modelin sportiv RS5-R në version Coupe, seria e të cilit do të jetë e kufizuar në vetëm 50 njësi.

Kompania për ndërtimin e këtij modeli sportiv është bazuar në Audi RS5, transmeton Koha.net. ABT Sportsline RS5-R vjen me motor 2.9-litër V6 Bi-Turbo me kapacitet prej 530 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 3,6 sekonda.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Modeli në fotografi është me eksterier me ngjyrë të gjelbër Sonoma, elemente nga fibra të karbonit – duke përfshirë spoiler të përparmë, maskën e përparme, vrima për ajër në mbrojtësit e përparmë, pragjet, spoiler mbi bagazh dhe difuzeri i pasmë.

Gjithashtu, modeli në fotografi vjen edhe me sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave me katër gypa, rrotat me ngjyrë të zezë me diametër prej 21-inç e goma 275/25, amortizatorët e modifikuar, si dhe me interier të modifikuar – duke përfshirë detajet nga fibra të karbonit si dhe pllakën “1 of 50”.

{gallery}