Kompania e njohur ABT Sportsline së fundmi ka njoftuar se në panairin e veturave në Gjenevë do të prezantojë modelin e modifikuar RS4 Avant të Audit, ndërsa tani njofton se do të prezantojë edhe versionin e tij më të fuqishëm – RS4-R.
Versioni RS4 Avant pritet të vijë në Gjenevë me motor 2.9-litër V6 Bi-Turbo të përforcuar në 510 kuajfuqi, ndërsav versioni i ri RS4-R pritet të vijë me 530 kuajfuqi, transmeton Koha.net.
RS4-R vjen me disa elemente nga fibra të karbonit, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, rrotat nga alumini me diametër prej 21-inç, amortizatorët e modifikuar, si dhe me interier të modifikuar i cili përfshinë disa detaje nga fibra të karbonit po ashtu.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm