Kompania e njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, tani në ofertën e saj gjendet edhe modeli T6.1 i Volkswagenit.
ABT-ja për këtë T6.1 ofron paketën për përforcimin e motorit të tij, transmeton Koha.net. Tani, motori 2.0-litër TDI është përforcuar nga 150 në 180 kuajfuqi, ndërsa versioni me 199 kuajfuqi është përforcuar në 226 kuajfuqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}
Gjithashtu, ky Volkswagen T6.1 vjen edhe me amortizatorët e modifikuar (të cilët mund të ulen për 40-70 mm), si dhe set të ri të rrotave 19 ose 20-inçësh “ABT” nga alumini.
Më vonë, ABT-ja do ta zgjerojë ofertën duke modifikuar edhe eksterierin e këtij T6.1, duke përfshirë maskën e përparme me logon “ABT”, mbrojtësin e përparmë, mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) në çati, etj.
Po ashtu, më vonë në paketë do të përfshijë edhe modifikimin e enterierit, duke përfshirë pragjet me ndriçim, tepihët e rinj, etj.