Tesla do të fillojë shitjet e automjeteve elektrike “Cybertruck” të nisur prej kohësh, të enjten.
“Cybertruck”, modeli i parë i ri i Teslës në gati katër vjet, është kritik për reputacionin e tij si prodhues i automjeteve inovative. Në një kohë kur kompania po lufton me konkurrencën në rritje, “Cybertruck” është çelësi për gjenerimin e shitjeve, megjithëse jo në masën e modeleve 3 dhe Y me volum të lartë të kompanisë, raportoi Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ne gërmuam varrin tonë me Cybertruck", tha shefi i Teslës, Elon Musk muajin e kaluar, duke paralajmëruar se do të duheshin një vit deri në 18 muaj për ta bërë automjetin një kontribuues të rëndësishëm të rrjedhës së parave.
“Cyberturck” do ta ketë çmimin nga 60,990 dollarë, mbi 50% më shumë se çfarë kishte thënë Musk në vitin 2019.