Shoferët në Gjermani po tregojnë interes të shtuar për blerjen e veturave me motor benzinë, pavarësisht shtytjeve të aktivistëve mjedisorë për automjete me emetim zero, sipas një sondazhi, shkruan AutoCar.
Në një sondazh të Forsa, 30 për qind e shoferëve thanë se do të blinin një veturë me motor benzine, sipas rezultateve të publikuara të mërkurën. Në sondazhin e vitit të kaluar, ishte 22 për qind.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të njëjtën kohë, interesi për blerjen e veturave hibride ra nga 18 në 15 për qind, dhe popullariteti i automjeteve elektrike gjithashtu u dobësua, të cilat 16 për qind e shoferëve do t'i blinin tani krahasuar me 17 për qind të vitit të kaluar.
Interesi për blerjen e një veture me naftë po bie që nga viti 2019, dhe tani vetëm 10 për qind e të anketuarve do ta blinin atë.
Imazhi ekologjik i automjeteve elektrike është dobësuar vazhdimisht që nga viti 2016, tregoi hulumtimi.
Vetëm 39 për qind e të anketuarve besojnë se veturat elektrike janë më miqësore me mjedisin sesa veturave me motorë me djegie të brendshme. Vitin e kaluar, ishte 44 për qind.
Ndër argumentet kundër veturës elektrike, të anketuarit kanë veçuar çmimin, të cilin e kanë përmendur 64 për qind e tyre.